Mona Liza dhe Madalena Doni, të ngjashmet e rastësishme apo një përballje e titanëve të Rilindjes?!

Publikuar tek: kulture-art, më 12:02 06-04-2019 Mona Liza dhe Madalena Doni, të ngjashmet e rastësishme apo një përballje e titanëve të Rilindjes?!

Nga Albert Vataj

 

Nuk ka asnjë përgjigje. E vërteta e kësaj dileme, atë ditë e sot vijon të orvatet pretendimesh të ndryshme dhe hipotezash fluturake. Ishte Leonardo ai që huazoi nga Rafaelo profilin e një zonje, apo ishte ky i fundit ai që krijoi një “Xhokondë” si sfidë e rivalëve të penelit. Gjithçka është e paqartë në këtë ngjashmëri me pak të ndryshta prej njëra-tjetrës.

Një shikim i shpejtë nuk e ka të vështirë të gjejë të përbashkëtat e këtyre pikturave. Të veçantat dhe ngjashmëritë e dy kryeveprave të dy gjenive të Rilindjes italiane, Leonardo Da Vinçi dhe Rafaelo, dëshmojnë më shumë se sa fshehin një histori të bashkëkohësve, të dy mjeshtrave që u pavdeksuan me veprën e tyre dhe hyjnizuan me bekimin e penelit këto zonja fisnike.

Studiuesit qasen t’i lidhin këto dy punë, jo vetëm nga tërësia e elementeve përbërës të pikturave, por edhe nga historia e zanafillës së tyre. Të gjithë dakordësohen se është Rafaelo ai që ka sjellë një Madalena Doni e cila merr shkas nga Mona Liza e famshme e Leonardo Da Vinçit. Pëshpëritet se Rafaelo e ka parë punën e Leonardos në studion e këtij të fundit, ndërkohë që ishte e papërfunduar.

Këto vepra i lidh jo vetëm ngjashmëria e subjekteve, por edhe homogjeniteti i dukshëm stilistik. Nuk është kopjim por një hop i rëndësishëm që shënon fillimin e pjekurisë artistike të Rafaelos.

Natyrisht që veshjet dhe aspekti anatomik i ndan këto dy imazhe, por edhe bizhutë gjithashtu e diferencojnë punën e Rafaelos, pasi Madalena Doni është një nuse e re e një fisniku të pasur

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0062000751495361
array(1) { ["section"]=> string(103) "mona-liza-dhe-madalena-doni-te-ngjashmet-e-rastesishme-apo-nje-perballje-e-titaneve-te-rilindjes-159391" }