Monarkia në Britani, Princ Harry pranon për herë të parë sherret që ka me vëllain, Princin William (DEKLARATA E RRALLË)

Publikuar tek: bota, më 11:07 21-10-2019 Monarkia në Britani, Princ Harry pranon për herë të parë sherret që ka me vëllain, Princin William (DEKLARATA E RRALLË)

Princi i Britanisë Harry pranon tensionet me vëllain më të madh Princin William për herë të parë, duke thënë se janë duke ndjekur “rrugë të ndryshme” raporton CNN.

I bëri këto komente në një intervistë për ITV me gazetarin tom Bradby, e regjistruar gjatë vizitës së Dukes dhe Dukeshës së Sussex në udhëtimin e tyre në Afrikë. Intervista ishte pjesë e një dokumentari që u shfaq të dielën.

Bradby e pyeti: ka pasur shumë informacione në shtyp rreth përcarjeve me vëllain. Sa e vërtetë është kjo?

Harry u përgjigj: Pjesë e këtij roli, e kësaj pune, e kësaj familjeje, të qenurit nën presion që është një gjë e pamundur të shmanget. Por ne jemi vëllezër. Ne do jemi gjithmonë vëllezër.

“Ne jemi sigurisht në rrugë të ndryshme për momentin, por do të jem gjithmonë aty për të, dhe e di shumë mirë se ai do të jetë aty për mua. Nuk e shohim njëri tjetrin aq shpesh sa më pare se jemi të zënë. Por e dua shumë atë dhe pjesa më e madhe e kontraditave krijohet nga asgjëja. Por si vllezër, ju keni ditët tuaja të mira, dhe të keqia”.

Ka pasur zëra tabloidesh për një përcarje mes vëllezërve, por më shumë kjo vjen për shkak të grave të dy vëllezërve Meghan, Dukesha e Sussex dhe Kate, Dukesha e Cambridge.

Një sherr i tillë është cituar si një nga shkaqet se pse Harry dhe Meghan lëvizën nga Kesington palace në maj të këtij vitit, por një burim I tha CNN se ka të bëjë më shumë me kërkesën e Harry për më shumë pavarësi dhe Ëilliam që kërkon skuadrën e tij në përgatitjet për ndryshimin e mbretërisë, kur babai I tyre të bëhet Mbret.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010073900222778
array(1) { ["section"]=> string(122) "monarkia-ne-britani-princ-harry-pranon-per-here-te-pare-sherret-qe-ka-me-vellain-princin-william-deklarata-e-rralle-182877" }