Politikania Monika Kryemadhi, njëherazi bashkëshortja e kryeparlamantarit Ilir Meta, si dhe deputetja e re Kejdi Mehmetaj kanë dalë dje nga zyra e ministres së Arsimit Lindita Nikolla. Dy deputetet kërkuan një takim “kokë më kokë” me ministren për problemet me maturantët. Pas disa minutash bisedë, Mehmetaj dhe Kryemadhi i kanë dorëzuar mbi tavolinë Nikollës skemen me propozime për zgjidhjen e problemit të maturantëve. Disa ditë më parë deputetja Mehmetaj lëshoi kritika të forta ndaj ministres së Arsimit për ndryshimet në ligj sa i takon arsimit të lartë dhe akteve ligjore të pamiratuara në kohën e duhur. “Maturantët duhet të ishin njoftuar që në vit të parë. Nuk duhet të flasim me konfuzion dhe të shfrytëzojmë këtë situatë. Vendosja e kritereve për pranimin në universitet është ndryshuar dhe duhet të ishin lajmëruar gjimnazistët që në fillim “, i tha deputetja ministres duke i kërkuar që t’u qendrojë pranë gjimazistëve.
DISA NGA PIKAT E PROPOZIMIT TË DEPUTETEVE:
-Faza e dytë e konkurimit do u japë studentëve më shumë transparencë dhe njëkohësisht mundësi për të studiuar më mirë deget ku mund të aplikojnë.
-Diskutime me MAS dhe Universitetet që në fazën e dytë të ketë fleksibilitet në kritere me qëllim që maturantëve të mos u rezultoje asnjë 0 në përllogaritjen e pikëve.
-Së bashku me ministrinë të ndërmarrim fushata informimi që maturantët dhe familjaret e tyre të qetësohen dhe qartësohen për fazat në vazhdim.
-Interesat dhe dëshirat e maturantëve janë prioriteti ynë në gjetjen e zgjidhjeve më të përshtatshme për fazat në vazhdim.