Monika Kryemadhi jep deklaratën 'bombë': Veliaj nuk do të rikandidojë si kryetar bashkie, nuk e do Rama

Publikuar tek: barometri, më 07:53 10-04-2018 Monika Kryemadhi jep deklaratën 'bombë': Veliaj nuk do të rikandidojë si kryetar bashkie, nuk e do Rama

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është e ftuar mbrëmjen e sotme në Report Tv ku po flet për ngjarjet aktuale të politikës në vend dhe planet e opozitës.

Kryemadhi foli për protestat që janë mbajtur në kuadër të thirrjes për mobindje civile, dhe planet për protestat që janë paralajmëruar në vijim.

Teksa foli për zgjedhjet lokale, Kryemadhi dha një lajm të rëndësishëm. Sipas saj kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nuk do të rikandidojë pasi kryeministri Rama nuk e do diçka të tillë. Kjo sipas Kryemadhit, vjen për arsye se Veliaj është duke marrë vëmendje më të madhe se Rama, dhe se kryeminstri i druhet kësaj gjëje.

“Rama mund të mos ta kandidojë Veliajn, sepse po i bën hije si figurë. Veliaj po shikohet si një figurë e ardhshme e Partisë Socialiste”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02471399307251
array(1) { ["section"]=> string(106) "monika-kryemadhi-jep-deklaraten-bombe-veliaj-nuk-do-te-rikandidoje-si-kryetar-bashkie-nuk-e-do-rama-116312" }