Monika Kryemadhi: Kur ishte LSI në qeveri kishit çmime më të lira, sa ikëm ne vendi shkoi në greminë

Publikuar tek: politike, më 22:02 01-12-2020 Monika Kryemadhi: Kur ishte LSI në qeveri kishit çmime më të lira, sa ikëm ne vendi shkoi në greminë Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story” se në kohën kur LSI ishte në bashkëqeverisje me PS çmimet ishin më të lira.

Ajo tha se kjo aleancë ishte frena-freksion dhe pas largimit të LSI-së, vendi shkoi në greminë.

“Kriza ekonomike kishte nisur që para se të ndodhte tërmeti. Pasuroi 3-4 duar. Dëmtimi i ekonomisë shqiptare nisi me koncesionet. Rrënimi i ekonomisë, largimi i të rinjve, mungesa e një vendi pune, e sistemit arsimor, janë arsyet. Dëmtimi i ekonomisë shqiptare, mungesa e transparencës, e blloqeve politike dhe kapjes pas fijes së barit, ku është mungesa e vendeve të punës dhe largimi i qytetarëve, janë arsyet”, tha Kryemadhi.

Pjesë nga diskutimi në studio

Skënder Minxhozi: Mos u shtyni përtej tërmetit pasi dalim tek katër-viteshi i bashkëqeverisjes LSI-PS.

Kryemadhi: Ishte frena-freksion. Iku LSI dhe pastaj shkoi në greminë. Merrni librezën e ujit dh të dritave. Ju paguani më shumë sot apo para 4 vitesh?! Sot e keni më lirë çmimin e ujit dhe të dritave?!

Minxhozi: S’ka lëvizur fare

Kryemadhi: Epo të paska lënë me sahatin e vjetër Lali Eri, s’ta paska ndërruar



Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Monika Kryemadhi: Jam për ‘lock down-in’ e shkollave, mësimi të bëhet në komunitet edhe nga mësues të dalë në pension
Kryemadhi ia hedh ‘fajin’ Ilir Metës: Dëgjuam atë dhe votuam Edi Ramën, unë betejën nuk e kam me kryeministrin, por… »
Article Logic
Execution time: 0.012505054473877
array(1) { ["section"]=> string(105) "monika-kryemadhi-kur-ishte-lsi-ne-qeveri-kishit-cmime-me-te-lira-sa-ikem-ne-vendi-shkoi-ne-gremine-229832" }