Monika Kryemadhi mbledh në shesh të rinjtë e Tiranës: Thuajuni shokëve që s’ka virus që ju ndalon të ndryshoni realitetin monstruoz

Publikuar tek: politike, më 11:04 24-10-2020 Monika Kryemadhi mbledh në shesh të rinjtë e Tiranës: Thuajuni shokëve që s’ka virus që ju ndalon të ndryshoni realitetin monstruoz FotoMontazh: Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi është duke zhvilluar një takim me të rinjtë e Tiranës në Sheshin “Nënë Tereza”, për angazhimin në politik dhe anëtarësimin e tyre në forumin rinor të partisë.

Pa maska dhe të shumtë në numër, Kryemadhi u ka thënë gjimnazistëve të Tiranës se prania e tyre në këtë takim ishte mesazh për shokët e tyre se “nuk ka virus që e ndal rininë shqiptare”.

“Sot në këtë ditë u përgjigjeni shokëve tuaj, për të qenë pjesë e këtij aktiviteti dhe për të bërë prezent se nuk ka virus që e ndalon rininë shqiptare për të ndryshuar këtë realitet monstruoz që ka marrë peng të ardhmen tuaj”, tha Kryemadhi.

Më tej, kryetarja e LSI tha se vetë kjo parti është krijuar nga të rinjtë eurosocialistë 16 vite më parë.

“Dua ti them cdo politikani që po i takove të rinjtë, po bisedove me ta, po nuk i gënjeve, po i deshe sic do fëmijët e tu, të rinjtë e Shqipërisë janë me ty. LSI është partia që lufton për ta,  që punon për të rinjtë, jeton për të rinjtë, është partia e të rinjve dhe të rejave. Në 16 vjet histori LSI u krijua nga të rinjtë eruosocialistë shqiptarë, u rrit me ta, krijoi LRI, e cila krijoi breza të tërë që sot janë drejtues të LSI”, përmbylli Kryemadhi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD denoncon sërish nga Landfilli i Sharrës: Çojnë çdo vit 11 milionë euro në parajsat fiskale
‘Janë ditët për të vlerësuar deputetët dhe qeverinë’, Erion Braçe mesazh socialistëve: Mos kurse kërkënd »
Article Logic
Execution time: 0.0067670345306396
array(1) { ["section"]=> string(137) "monika-kryemadhi-mbledh-ne-shesh-te-rinjte-e-tiranes-thuajuni-shokeve-qe-s-ka-virus-qe-ju-ndalon-te-ndryshoni-realitetin-monstruoz-224979" }