Monika Kryemadhi “refuzohet” për herë të parë nga e bija,”detyrohet” të na prezantojë fqinjin e ardhshëm (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:37 11-05-2017 Monika Kryemadhi “refuzohet” për herë të parë nga e bija,”detyrohet” të na prezantojë fqinjin e ardhshëm (FOTO)

Nënkryetarja e LSI-së, njëherësh Zonja e Parë e ardhshme Monika Kryemadhi ka postuar mëngjesin e sotëm një foto me fqinjin e saj të ardhshëm.

Është fjala për blogerin e njohur, Olti Curri.  

Në një status në facebook, Kryemadhi shkruan se nisi të bëjë një foto-selfie me të bijën, Erën, por për herë të parë është “refuzuar”.

“Nisa të bëj një foto me Erën, vajzen time të vogël, që sot do e shoqëroj në festën qe organizon shkolla e saj. Për herë të parë ajo nuk donte të shfaqej me mua në Facebook, pa më dhënë shumë arsye. U desh një mëngjes i bukur si ky për të kuptuar që edhe më e vogla e familjes, e përkëdhelura e të gjithëve tashmë është rritur dhe do të ketë privatësinë e saj. Kështu që, bëra një foto me komshiun e ardhshëm, Olti Curri”, shkruan Kryemadhi, e cila deklaron vazhdimisht se familja është pika e saj më e dobët, pavarësisht angazhimeve në politikë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034768104553223
array(1) { ["section"]=> string(111) "monika-kryemadhi-refuzohet-per-here-te-pare-nga-e-bija-detyrohet-te-na-prezantoje-fqinjin-e-ardhshem-foto-78228" }