Monika Kryemadhi sfidon ministren e Arsimit Besa Shahini: Është pa shkollë, nuk ka diplomë (VIDEO)

Publikuar tek: politike, më 08:03 10-07-2020 Monika Kryemadhi sfidon ministren e Arsimit Besa Shahini: Është pa shkollë, nuk ka diplomë (VIDEO) FotoMontazh: Kryemadhi - Shahini

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi sfidon ministren e Arsimit Besa Shahini duke i kërkuar asaj të nxjerrë diplomën.

Në emisionin “Hard Talk nga Roland Qafoku”, Kryemadhi tha se Shahini është pa shkollë dhe nuk ka diplomë. “Kërkojani” i tha ajo gazetarit.

Kryemadhi: Universitetet Shqiptare duhet të jenë totalisht të pavarura nga politika shqiptare. Universiteti është universitet. Universiteti merret me gjeniun. Universiteti merret me studentin, edukon brezin e ri. Vetëm në Shqipëri univeristeti i rri gati-tu politikës. Ministrja pa diplomë shkolle, me kolegj dy-vjeçar vjen dhe urdhëron, apo fyen universitetin shqiptar.

Qafoku: Për Besa Shahinin e keni fjalën?

Kryemadhi: Po sigurisht.

Qafoku: Është pa shkollë?

Kryemadhi: Po pa shkollë është. Ku e ka diplomën? Kërkojani.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091638565063477
array(1) { ["section"]=> string(101) "monika-kryemadhi-sfidon-ministren-e-arsimit-besa-shahini-eshte-pa-shkolle-nuk-ka-diplome-video-213396" }