Monika Kryemadhi shkon te inceneratori i Fierit dhe akuzon Ramën: Kjo është gropa që mbyti qeverinë tënde, dënimin do e marrësh në 25 prill

Publikuar tek: politike, më 13:07 17-10-2020 Monika Kryemadhi shkon te inceneratori i Fierit dhe akuzon Ramën: Kjo është gropa që mbyti qeverinë tënde, dënimin do e marrësh në 25 prill Kryetarja e LSI te inceneratori i Fierit

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka shkuar pasditen e sotme në Fier, te inceneratori i Fierit nga ku ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Rama se kanë helmuar zonën dhe kanë detyruar fermerët të largohen.

“Me ndërtimin e këtij inceneratori këtu mbrapa, që është një vepër korruptive e cila është e spostuar nga të gjitha pikat e saj, nuk ka sjell gjë tjetër vetëm do sjelli largimin sic ishim ne sot dhe diskutuam me shumë gra që ishin të shqetësuara se fëmijët e tyre janë larguar nga Shqipëria, nga fshati. Ata kanë qenë fermerë shumë të zotë dhe nga tokat e tyre sillnin produkte shumë të mira. Me ndërtimin e inceneratorëve shpresa e tyre u pre”, tha Kryemadhi.

Sipas saj, me 25 prill Edi Rama dhe Rilindja do marrin dënimin e merituar.

“Ky incenerator do jetë gropa e cila mbyti qeverinë e Ramës, mbyti interesaxhinjtë që rrotullohen rreth Ramës. Do jetë pika e shkëputjes përfundimtare nga ky vend, por dhe ai moment që do i japi dënimin përfundimtar në 25 prill Edi Ramës dhe Rilindjes që pasurohen duke vrarë shpresën dhe shpopulluar Shqipërinë”, shtoi ajo.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0053961277008057
array(1) { ["section"]=> string(144) "monika-kryemadhi-shkon-te-inceneratori-i-fierit-dhe-akuzon-ramen-kjo-eshte-gropa-qe-mbyti-qeverine-tende-denimin-do-e-marresh-ne-25-prill-224109" }