Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi gjatë qëndrimit në SHBA, ka takuar dhe liderin e lëvizjes Solidarnos Lech Valesa, kryengritjes që i dha fund regjimit komunist në Poloni.
Kryemadhi ka shpërndarë në profilin e saj foton me liderin e Solidarnos Lech Valesa, ndërsa thotë se ai është shembulli që tregon se diktaturat përmbysen edhe nëse duken të forta në aparencë.
“Takim shumë i veçantë me Lech Valesa.
Me simbolin e përmbysjes së komunizmit në Poloni, drejtuesin e sindikatave Solidarnosh dhe ish Presidentin e Polonisë.
Një shembull i jashtëzakonshëm se si përmbysen diktaturat qofshin edhe të forta në aparencë”, shkruan Kryemadhi krah fotos me Valesan, ndërsa e qeshur diçka i thotë ish-presidentit të Polonisë.