Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur për programin e partisë së saj në emisionin “Real Story”, ku u ndal te taksa e sheshtë 9%.
Ajo u shpreh se për herë të parë taksa e sheshtë është propozuar nga LSI në vitin 2004 dhe u aplikua nga PD në vitin 2005, ndërsa shtoi se kjo taksë solli rritje ekonomike.
Sipas saj, 3 problemet kryesore që shqiptarët kanë janë varfëria, humbja e vendeve të punës dhe shpopullimi.
“Për herë të parë taksa e sheshtë është propozuar nga LSI, dhe më pas në vitin 2005 Partia Demokratike e aplikoi. Taksa e sheshtë solli një formalitet të ekonomisë por edhe një rritje ekonomike. Njerëzit kanë problem varfërinë, humbjen e vendit të punës dhe shpopullimin. Ne e kemi patur shumë të thjeshtë të vendosim 5 prioritete”, tha Kryemadhi.