Monika Kryemadhi tregon historinë: Ja si e propozova Erion Braçen për deputet

Publikuar tek: politike, më 00:04 24-01-2018 Monika Kryemadhi tregon historinë: Ja si e propozova Erion Braçen për deputet

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur për një histori të viteve ’90-të kur ajo propozioi për deputet Erion Braçen.

E ftuar në emisionin "360 gradë" në Ora news, Kryemadhi tha se ajo nuk e pranoi propozimin për t’u bërë deputete në Berat në vitin 1996 me kushtin që atje të propozohej Erion Braçe.

Ajo tha se Braçe nuk është i vetmi njeri të cilit ajo i ka dhënë një mundësi në këto vite, pasi ka pasuu edhe të tjerë.

“Në '96 unë jam propozuar deputete në qarkun e Beratit dhe unë kam qenë ajo që i kam kërkuar zt.Ruçi që unë e tërheq kandidaturën time vetëm me një kusht; që deputet të vendoset Erjon Braçe në vendin tim. Kjo është e vërtetë dhe më kanë thënë t'i çdo. Ndre Legisin kam qenë unë ajo që e kam futur në listën e deputetëve. Unë konsiderohesha e Ilir Metës dhe kisha konflikt interesi. Ashtu e kam pasur dorën e mbarë për të gjithë kujt ia kam dhënë shansin”,- tha Monika Kryemadhi. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009896993637085
array(1) { ["section"]=> string(83) "monika-kryemadhi-tregon-historine-ja-si-e-propozova-erion-bracen-per-deputet-107691" }