Monika Kryemadhi: Unë s’jam si Edi Rama, por më e mirë se ai. Jam sulmuar si gruaja e Metës (Flet për dështimin me fëmijët)

Publikuar tek: politike, më 20:41 15-10-2019 Monika Kryemadhi: Unë s’jam si Edi Rama, por më e mirë se ai. Jam sulmuar si gruaja e Metës (Flet për dështimin me fëmijët) Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tha mbrëmjen e sotme se të gjithë sulmet politike dhe publike ndaj saj kanë ardhur ngaqë ka qenë bashkëshortja e Ilir Metës.

E ftuar në “Real Story”, Kryemadhi tha se politikanët nuk duhet të futen të gjithë në një “trastë”. Unë jam më e mirë se Rama tha Monika Kryemadhi, ndërsa tha se është sulmuar ngaqë është bashkëshortja e Metës.

“Unë s’jam si Edi Rama, jam me e mirë se Edi Rama. Kam kontribuar më shumë se Edi Rama. Jam sulmuar si gruaja e Ilir Metës se ai ka 21 vite në politikë. Por askush ska folur për pasurinë e Ramës, për të gjitha dhe koncesionet që ai ka dhënë”, tha Kryemadhi.

Më herët, gjatë bisedës në studio Kryemadhi tha se ka dështuar që i ka dërguar fëmijët për t’i shkolluar jashtë vendit, sepse sipas saj duhet që ata të studionin në Shqipëri.

“Ju të gjithë e dini që fëmijët e mi studiojnë jashtë. Unë sot kam bërë një bilanc, kam kuptuar që kam dështuar që i kam cuar jashtë. Unë duhet t’i mbaja fëmijët të studionin këtu, të pagueshin sa paguhen këtu”, shtoi kryetarja e LSI.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022656917572021
array(1) { ["section"]=> string(125) "monika-kryemadhi-une-s-jam-si-edi-rama-por-me-e-mire-se-ai-jam-sulmuar-si-gruaja-e-metes-flet-per-deshtimin-me-femijet-182204" }