Monika, vajza që “sabotoi” martesën në moshën 13-vjeçare, një rrëfim ndryshe në BBC

Publikuar tek: aktualitet, më 12:04 07-03-2018 Monika, vajza që “sabotoi” martesën në moshën 13-vjeçare, një rrëfim ndryshe në BBC

Mëngjesin e ditës së dasmës, kishte shumë përgatitje.

Në 4 nëntor, Monika duhet të rregullonte flokët dhe të vendoste të gjitha bizhutë, fiks për një dasëm indiane. Por vetëm pak orë, para se të fillonte ceremonia, askush nuk e vuri re se nusja mungonte. Kishte hyrë në një dhomë për të bërë një telefonatë të fundit, dhe kjo ishte në qendrën e kërkesës së ndihmës për të ndaluar dasmën e saj, raporton BBC.

Ajo ishte vetëm 13 vjeç kur po planifikonin ta martonin. Prindërit pretendonin se ishte më shumë se 17 vjece. Certifikatat e lindjes, në disa pjesë të Indisë, nuk ekzistojnë për familje të varfëra si të Monikës. Ajo që dihet është se ligji nuk lejon martesat nën 18 vjec.

Ishte shumë e friksuar. “Mora në telefon dhe nuk dija kush ishte në anën tjetër të telefonit. U thashë se jam e re dhe nuk dua të martohem. U kërkova nëse mundeshin të ndërprisnin dasmën”. Operatori nga ana tjetër I telefonit I kërkoi të dhëna për vendin ku mbahej dasma. “Mos u mërzit, jemi rrugës”.

Preeti Yadav, që merret me të drejtat e fëmijëve, ishte në anën tjetër të telefonit. “Vetëm në tre orë arritëm të bënim dicka” thotë ajo për BBC.

Policia locale mbërriti në shtëpinë e Monikës në orën 17.00. Oficerët panë dokumentet, por në atë vend u pa se nuk kiishte dasëm. Prindërit e kishin kuptuar dhe e kishin zhvendosur dasmën në shtëpinë e gjyshërve të Monikës. “Na u desh për së dyti që të bëjmë telefon tek policia. Kishte përpjekje për të fshehur dasmën” tregon Preeti.

“Monika ishte e veshur me fustanin e saj dhe kur na pa, na dha një buzëqeshje, pavarësisht se nuk foli fare. E dinte se ne mund të pengonim dasmën. U lumturua”.

Askush nuk e mori vesh se kush e stopoi dasmën. “Të afërmit pyesnin nën zë njëri tjetrin se kush e kishte lajmëruar policinë. Vetëm tani Monika ka vendosur të tregojë publikisht se ishte ajo që bëri telefonatën e mistershme” thotë Preeti.

“Thërritëm në një dhomë prindërit e Monikës dhe u sqaruam situatën dhe penalizimet që do të kishin ata nëse kjo dasëm do të bëhej. Ndaj e ndaluan dhe policia mori një dëshmi të shkruar me premtimin e tyre se nuk do ta martonin derisa të bëhej 18 vjec. Ata u shqetësuan se nëse kjo do të ndodhte prapë, ata do të shkonin në burg”.

Sot, mamaja e Monikës është shumë e lumtur për atë që bëri vajza. “Po ndihem mirë” pranon Sita në intervistë për BBC.

“Jam e lumtur që eksperienca ime mund të ndahet me të tjerët. Ndoshta ka vajza të tjera që do të mësojnë nga rasti im dhe mund të ndalojnë martesën” thotë Monika për BBC.

vajza.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shirat intensivë rikthyen përmbytjet, ja si parashikohet rreziku për nesër
Policia aksion në Tiranë, ndëshkon 83 shoferë te “Komuna e Parisit” (DETAJE) »
Article Logic
Execution time: 0.010554075241089
array(1) { ["section"]=> string(86) "monika-vajza-qe-sabotoi-martesen-ne-moshen-13-vjecare-nje-rrefim-ndryshe-ne-bbc-112474" }