Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën mëngjesi i sotëm i ka gjetur me një bebe në krahë, Arian, e cila u ka bërë të kuptojnë shumë gjëra.
Ata kanë bërë një urim shumë të veçantë për të gjithë fëmijët, ndërsa Kryemadhi shprehet me bindje të plotë se LSI do mbështesë gjithmonë të vegjlit, pasi janë gjëja më e shtrenjtë në botë.
“Nuk ka aromë më të dashur në botë se ajo e bebeve.
Sot në mëngjes me Ilirin takuam Arian, që na bëri të kuptojmë se fëmijët tanë janë tashmë të rritur dhe na kishte marrë malli për të mbajtur dhe përkëdhelur një bebe. ❤ Zoti i bekoftë të gjithë fëmijët shqiptarë në këtë 1 qershor.
Çdo ditë është e rëndësishme për fëmijët tanë, por sot duhet të përpiqemi t'i gëzojmë ata pak më shumë se ditët e tjera. Ndaj sipas mundësive, le të jemi sa më pranë tyre dhe t'i bëjmë të ndihen të lumtur e të gëzuar.
Nuk ka gjë më të shtrenjtë se fëmijët dhe asgjë më të bukur në botë se buzëqeshja e tyre. Le t'a shndërrojmë këtë ditë në gëzim për të gjithë fëmijët shqiptarë. Ne me projektin tonë do të jemi gjithmonë në mbështetje të politikave për kujdes shëndetësor dhe arsimim të shkëlqyer për të gjithë fëmijët dhe kujdes special për fëmijet me nevoja speciale.
Sepse ne besojmë te familja, te vlerat e saj dhe për këtë do punojmë çdo ditë me përkushtim. #GezuarNjeQershorin #LsiForceePare”, shprehet Kryemadhi.