Është zhvilluar sot në ambientet e Drejtorisë së Policisë të Shtetit një takim midis përfaqësuesve të Ministrisë së Brendshme Italiane, Policisë së Shtetit dhe Komandës së Përgjithshme të Guardia di Finanza, me synim përcaktimin e modaliteteve për zhvillimin e misionit të monitorimit nga ajri me avionë të posaçëm për identifikimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike kanabis sativa.
Nё fokus tё këtij takimi ishte përcaktimi i modaliteteve tё monitorimit tё territorit pёrmes avionit tё posaçëm vёnё nё dispozicion nga Policia Italiane, masat pёr kontrollin e territorit pas identifikimit tё sipёrfaqeve tё kultivuara, me qёllim asgjësimin e tyre, mënyra e raportimit tё pёrbashkёt pёr rezultatet, si dhe diskutimi mbi masat e sigurisё gjatё operacionit.