“Monument Kulture, mbrohet nga populli”, aktivistët për mbrojtjen e Teatrit nuk dëgjojnë të heqin parrullën para aktivitetit të Kryeministrit me policinë

Publikuar tek: aktualitet, më 09:52 21-10-2019 “Monument Kulture, mbrohet nga populli”, aktivistët për mbrojtjen e Teatrit nuk dëgjojnë të heqin parrullën para aktivitetit të Kryeministrit me policinë Slogani i aktivistëve dhe policia mes TK dhe ministrisë së Brendshme

“Monument kulture, mbrohet nga populli”. Kjo është parrulla që aktivistët në mbrojtje të teatrit kanë vendosur përpara Teatrit Kombëtar, aty ku pritet të jetë kryeministri Rama me strukturat e policisë, në aktivitet të hapur.

Duket se organizatorët e protestës për mbrojtjen e Teatrit kanë pasur një debat me policinë, sic thotë Budina, konstruktiv, raporton newsbomb.al.

“Ata na kërkuan që ne të mbulojmë tabelën deri në mbyllje të aktivitetit. Ne u thamë se nuk është detyra jonë ta mbulojmë, por ndërkohë mund të mbulohet me trupat e policëve për të vazhduar aktivitetin kryeministri” tha Budina.

Neritan Licaj, aktor, ndër kryesorët e qendresës për Teatrin prej mëse një viti thotë se Aleanca në mbrojtje të Teatrit ka kohë që ka kërkuar negociata me qeverinë dhe nuk është pranuar prej tyre.

“Tani do jemi këtu ballë për ballë dhe të shohim njëri-tjetrin. Ne nuk jemi për incidente” tha ai, raporton newsbomb.al.

As policia nuk po lëviz për të hequr aktivistët, dhe as këta të fundit nuk tërhiqen. Ndërkohë para ministrisë së Bredshme janë vendosur karriget për aktivitetin që do të zhvillohet me kryeministrin, në pritje të ardhjes së Ramës dhe fillimit të aktivitetit.

73151576_693328577818390_1423444031244861440_n.jpg

72850840_705336563298369_5656960477066952704_n.jpg

73422550_2630360467006748_8073721042469650432_n (1).jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026324987411499
array(1) { ["section"]=> string(156) "monument-kulture-mbrohet-nga-populli-aktivistet-per-mbrojtjen-e-teatrit-nuk-degjojne-te-heqin-parrullen-para-aktivitetit-te-kryeministrit-me-policine-182863" }