Monumenti më i lartë në Afrikë, ja çfarë simbolizon

Publikuar tek: bota, më 19:32 22-07-2015 Monumenti më i lartë në Afrikë, ja çfarë simbolizon

Është një nga monumentet më të mëdha në botë, por shumë pak i njohur. Bëhet fjalë për Monumentin e Rilindjes së Afrikës i ndërtuar në Senegal.

E drejtuar me pamje nga Oqeani Atlantik, monumenti i projektuar nga arkitekti senegalez Pierre Goudiaby, qëndron në majën e një prej kodrave binjake të njohura si “Bregdet des Mamelles”. Ai simbolizon vuajtjet dhe sakrificat e popujve të Afrikës për t'u ringritur dhe shkëputjen nga kolonitë perëndimore.

Monumenti i dy prindërve dhe fëmijës së tyre ngrihet i lartë 49 metra, është i gjithi në bronx dhe ka kushtuar 27 milionë dollarë. Statuja me e lartë në Afrikë ka tërhequr mijëra turistë që prej inagurimit në vitin 2010, por nuk ka në munguar as kritikat për koston e lartë dhe stilin “Stalinist”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036880016326904
array(1) { ["section"]=> string(56) "monumenti-me-i-larte-ne-afrike-ja-cfare-simbolizon-16775" }