'Mora vesh që Lulzim Basha, ka nevojë për mua', Senida Mesi i përgjigjet kreut të PD: Po të jesh burrë...

Publikuar tek: politike, më 11:07 22-08-2019 'Mora vesh që Lulzim Basha, ka nevojë për mua', Senida Mesi i përgjigjet kreut të PD: Po të jesh burrë...

Ish.zv.kryeministrja Senida Mesi i është përgjigjur kreut të PD, Lulzim Bashës pas akzuave të këtij të fundit ditën e djeshme.

Basha akuzoi Ramës se po ia dorëzon Shkodrën Tom Doshit, ndërsa përmendi edhe debatin me dyer të mbyllura të PS në Shkodër.

Krydemokrati tha se gjatë mbledhjes Mesi nuk ua njihte kontributin për votat në Velipojë anëtarëve, por një tjetër personi.

Ndërkohë, lidhur me këtë ka reagaur Mesi, e cila shprehet me ironi se 'Lulzim Basha kishte nevojë për të'.

'Po të ishte burrë, s'do kishte patur nevojë të më citonte dhe të thoshte atë çfarë unë paskam “dëshmuar”, por do e kishte thënë vetë', shprehet Mesi ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Mora vesh që Lulzim Basha, ka nevojë për mua për “kauzën e tij RAMA IK”, se normal edhe ato pak demokratikas që kishte i largoi dhe përmes “proçesverbalit” të mbledhjes së PS Shkodër të shkruar në zyrat e PD-së kërkon ndihmë.

Po të ishte burrë, s'do kishte patur nevojë të më citonte dhe të thoshte atë çfarë unë paskam “dëshmuar”, por do e kishte thënë vetë.

Po të ishte lider, do të kishte gjetur vetë provat dhe do të kishte dërguar gjithë të fortët dhe trafikantët pas hekurave që në kohën kur ishte Ministër i Brendshëm.

Lulzim Basha, betejat e mija në jetë i kam bërë dhe do vazhdoj t'i bëj vetë, me integritet dhe dinjitet. Po ti kur do i bësh i vetëm betejat e tuaja?

Lulzim Basha, nëse do të bësh ndryshimin, krijo besimin dhe parakushti është të thuash të vërtetën. Njerëzit mund të falin gabimet e mendjes por jo ato të shpirtit.

Nuk jam unë as shkaku e as problemi, shiko nga vetja dhe së paku të kuptosh një herë të vetme se loja jote jashtë sistemit ka vetëm një emër Dështim, ndërsa ai që sjell dështimin e ka një emër Dështak.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.054346084594727
array(1) { ["section"]=> string(104) "mora-vesh-qe-lulzim-basha-ka-nevoje-per-mua-senida-mesi-i-pergjigjet-kreut-te-pd-po-te-jesh-burre-176013" }