Moratoriumi kundër prerjes së pyjeve, denoncimi i dhëndrit të Berishës: Kamionët transportojnë dru gjatë natës (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 23:53 02-11-2019 Moratoriumi kundër prerjes së pyjeve, denoncimi i dhëndrit të Berishës: Kamionët transportojnë dru gjatë natës (VIDEO) Kamioni me dru ne aksin nacional Librazhd-Elbasan

Dhëndri i ish-kryeministrit Berisha si dhe anëtari i Kryesisë së PD, Jamarbër Malltezi ka denoncuar masakrën mjedisore që po bëhet mbi pyjet në vend.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Malltezi ka publikuar edhe një video teksa shihen një mori kamionësh të ngarkuar me lëndë drusore të prera në mënyrë të paligjshme teksa ecin në aksin nacional Librazhd-Elbasan.

Zyrtari i PD-së ka shkruar se shkelja haptazi e Moratoriumit që ndalon dhe dënon prerjen e pyjeve mbështet nga qeveritarët.

Postimi i plotë:

'Po ndodh: NUK E RRUJN EDIN FARE ne rruge kombetare tani mes Librazhdit dhe Elbasanit. Kolliten tek Tualeti dhe nuk ekziston as ligj moratoriumi dhe as polici shteti, as inspektoriate mjedisi, pyjesh, as prokurore, asgje. Shteti ka ik ne drejtim te paditur', shkruan Malltezi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091700553894043
array(1) { ["section"]=> string(121) "moratoriumi-kunder-prerjes-se-pyjeve-denoncimi-i-dhendrit-te-berishes-kamionet-transportojne-dru-gjate-nates-video-184506" }