Morën peng maqedonasin dhe i kërkuan 250 mijë Euro, arrestohen 2 persona në Tiranë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:58 07-12-2019 Morën peng maqedonasin dhe i kërkuan 250 mijë Euro, arrestohen 2 persona në Tiranë Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka vendosur në pranga dy shtetas dhe një tjetër po procedohet në gjendje të lirë, nën akuzën 'Heqje e padrejtë e lirisë' dhe 'Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë'.

Mësohet se shtetasit A. Xh., 41 vjeç, dhe S. M., 42 vjeç kanë rrëmbyer një shtetas maqedonas dhe në këmbim i kanë kërkuar 250 mijë euro.

Ndërsa shtetasi S. E., 50 vjeç, nuk ka kallëzuar krimin e dy autorëve. 

Sakaq, materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Goditet një rast i heqjes së padrejtë të lirisë dhe shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Lake”.

Vihen në pranga dy shtetas dhe një tjetër procedohet në gjendje të lirë.

Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.1, në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative, zhvilluan operacionin policor të koduar “Lake” si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Heqje e padrejtë e lirisë” dhe “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, shtetasit:

- A. Xh., 41 vjeç, dhe S. M., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim krimi”,  lindur dhe banues në Strugë/Maqedoni.

Këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë hequr lirinë shtetasit maqedonas D. V., 23 vjeç dhe nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar një shumë prej 250 000 eurosh.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090451240539551
array(1) { ["section"]=> string(88) "moren-peng-maqedonasin-dhe-i-kerkuan-250-mije-euro-arrestohen-2-persona-ne-tirane-188667" }