Dy vajza britanike janë në spital pasi dyshohet se janë përdhunuar nga një grup djemsh dhe janë rrahur pasi morën pjesë në një festë në një shtëpi në Itali.
Incidenti ndodhi ndërsa vajzat ishin me pushime në Marconia, një fshat bregdetar afër qytetit Pisticci në rajonin e Basilicata, disa ditë më parë.
Vajzat, identiteti dhe mosha e të cilave nuk bëhen të ditura janë grushtuar dhe shkelmuar nga një grup djemsh, ndërsa pasi u larguan telefonuan policinë.
Më pas në vendngjarje u thirrëne dhe mjekët që u dhanë ndihmën e parë, ndërkohë që vajzat vazhdojnë të jenë të shtruara në spital.
Stacioni Policor Pisticci dhe Stacioni Policor Matera po kryejnë hetime me koordinimin e Prokurorisë së Materas, ndërsa nuk dihet nëse janë identifikuar autorët e ngjarjes.