Me kërkesë të Prokurorisë së Vlorës, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për disa mjekë dhe infermierë në Spitalin Psikiatrik Vlorë, të dyshuar për veprën penale “korrupsion pasiv...”.
Në bazë të një hetimi të nisur kryesisht nga Prokuroria e Vlorës, pas transmetimeve të emisionit “Fiks Fare” në datë 28.05.2015, rezulton se ka dyshime të arsyeshme se punonjës të Spitalit Psikiatrik Vlorë, kanë lëshuar dokumente mjekësore, fletë drejtimi për në KMCAP, kundrejt kryerjes së pagesave të parregullta, me qëllim marrjen e shërbimeve të kërkuara.
Nga hetimet e deritanishme lidhur me këtë procedim penal janë krijuar dyshime të arsyeshme dhe të bazuara në prova se punonjësit e Spitalit Psikiatrik Vlorë kanë lëshuar dokumente mjekësore, fletë drejtimi për në K.M.C.A.P, kundrejt kërkimit dhe marrjes së përfitimeve të parregullta, me qëllim kryerjen e veprimeve të lidhura me detyrën dhe funksionin e tyre.
Konkretisht, ekzistojnë dyshime të arsyeshme se shtetaset D.B., Laureta Selimaj, me detyrë mjeke pranë Spitalit Psikiatrik Vlorë, si dhe shtetasit Lindita Kanushi dhe Arsen Kadënaj, me detyrë infermierë pranë Spitalit Psikiatrik Vlorë, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë kërkuar dhe kanë marrë nga shtetasi E.T. një shumë prej 50.000 lekë, me qëllim lëshimin e dokumentit mjekësor, fletë drejtimi për në K.M.C.A.P për vëllain e tij shtetasin A. T.
Gjykata ka vendosur që të caktojë masën e sigurimit “arrest në burg”, për shtetasit D.B., Laureta Selimaj, Lindita Kanushi dhe Arsen Kadënaj, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë unksione publike”, të kryer në bashkëpunim.
Shtetasja me iniciale D.B. e cila është shpallur në kërkim.