Mori 2 mijë euro për të burgosurin, KLD nis hetimin ndaj gjyqtares

Publikuar tek: aktualitet, më 20:36 07-02-2017 Mori 2 mijë euro për të burgosurin, KLD nis hetimin ndaj gjyqtares

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetimin disiplinor ndaj gjyqtares së Elbasanit Pajtime Fetahu.

Gjyqtarja u denoncua në emisionin investigativ “STOP”, në Televizionin Klan, ku u transmetua një material filmik, ku Pajtime Fetahu merr dy mijë euro për të nxjerrë një të burgosur nga paraburgimi.

Menjëherë pas transmetimit të videos në STOP, nisën hetimet për korrupsion ndaj gjyqtares Fetahu me kërkesë të Prokurorisë Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur pezullimin nga detyra të saj.

Në videoregjistrim, gjyqtarja merr përsipër “ta rregullojë” edhe me prokuroren, që kjo e fundit të mos bëjë rekurs. Për këtë qytetarit i kërkohen edhe 1500 euro nga sekseri Behar Kola.

Pas marrjes së parave nga oficeri, gjyqtarja Pajtime Fetahu i jep garanci familjarëve të të dënuarit se gjithçka do të shkojë në favor të tyre. Në fund i dënuari lirohet nga burgu, pasi familjarët kanë paguar 3500 euro në total.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet 19 vjeçari në Itali, dyshohet se organizoi atentatin ndaj Florenc Çapjes (EMRI)
Dyshohet se i bëri atentat Florenc Çapjes, 19 vjeçari u arrestua në Elbasan dy javë pas ngjarjes por u la i lirë »
Article Logic
Execution time: 0.010035991668701
array(1) { ["section"]=> string(71) "mori-2-mije-euro-per-te-burgosurin-kld-nis-hetimin-ndaj-gjyqtares-68028" }