Florin Ahmetaj, shef i Logjistikës në Burgun 313 në Tiranë, është liruar nga qelia ku qëndronte prej disa muajsh. Ai u arrestua bashkë me drejtorin e burgut Eduart Strugaj, për veprën penale të korrupsionit.
Këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë marrë shtetasit Ilirian Paço një shumë prej më shumë se 5 milion lekësh në këmbim që ky i fundit të fuste në Burgun 313 disa makineta për kafe.
Operacioni u krye në prill të vitit të kaluar, ndërsa në dhjetor 2020 SPAK mbylli hetimet dhe mori si të pandehur drejtorin e burgut Eduart Strugaj, shefin e Logjistikës Florin Ahmetaj dhe biznesmenin Ervin Kumbulla.
Në janar të viti 2021, GJKKO ia riktheu sërish SPAK dosjen për ish-drejtorin e 313 dhe shefit të Logjistikës, për të plotësuar hetimet. Por, sot mësohet se Florin Ahemtaj është liruar nga qelia.
Më herët, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar liroi nga burgu edhe ish-drejtorin e 313-ës Edurat Strugaj dhe biznesmenin Ervin Kurtulla.