Mori donacione për zgjedhjet, lirohet liderja e opozitës

Publikuar tek: bota, më 23:02 25-11-2019 Mori donacione për zgjedhjet, lirohet liderja e opozitës Lima, kryeqyteti i Perusë

Gjykata Supreme e Perusë vendosi të anullonte dënimin me 18 muaj burg për lideren e opozitës së vendit Keiko Fujimori, e cila akuzohet për pastrim parash.

Me një vendim 4-3, trupa gjykuese votoi në favor të nxjerrjes nga qelia të Fujimorit. Ajo akuzohet se ka marrë 1 milionë $ donacione gjatë fushatës elektorale të vitit 2011 nga një kompani braziliane e ndërtimit ‘’Odebrecht SA’’.

Megjithatë, reputacioni i kryetares së Forcë Popullore ka rënë ndjeshëm pas shpërthimit të skandalit. Sipas mediave vendase, përkrahja e Fujimorit ka rënë ndjeshëm dhe ajo është e pafuqishmë të shënojë kthesë në drejtimin e vendit amerikano-latin.

Keiko Fujimori është e bija e ish-diktatorit peruan Alberto Fujimori, i cili u largua nga vendi i tij pas abuzimeve skandaloze me të drejtat e njeriut, ekonominë, etj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011847019195557
array(1) { ["section"]=> string(62) "mori-donacione-per-zgjedhjet-lirohet-liderja-e-opozites-187229" }