Mori dozën e parë të vaksinës, Pëllumb Pipero rezulton pozitiv me COVID-19

Publikuar tek: aktualitet, më 10:59 27-01-2021 Mori dozën e parë të vaksinës, Pëllumb Pipero rezulton pozitiv me COVID-19

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka rezultuar pozitiv me COVID-19, pas një testi që ka bërë ditën e djeshme.

Mjeku rezultoi pozitiv me COVID-19, vetëm 14 ditë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës së Pfizer. Ai ka qenë ndër mjekët e parë që është vaksinuar kundër koronavirusit. 

Mësohet se Pipero ndodhet duke u kuruar në shtëpi. Sipas informacioneve për mediat, mjeku vetë është shprehur se dalja pozitiv mund të jetë edhe për shkak të vaksinës që bëri disa ditë më parë.

Infektimi i mjekut Pëllumb Pipero është rasti i parë në vendin tonë që një person infektohet me koronavirus, pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës së Pfizer. 

Kujtojmë se deri në këto momente janë vaksinuar rreth 500 mjekë dhe infermierë, të cilët ndodhen në vijën e parë të luftës me pandeminë e koronavirusit. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha kujton viktimat e Holokaustit: Fuqia e propagandës është akoma shkatërrimtare
Dita Ndërkombëtare e Kujtesës, politika shqiptare kujton viktimat e Holokaustit »
Article Logic
Execution time: 0.011412858963013
array(1) { ["section"]=> string(80) "mori-dozen-e-pare-te-vaksines-pellumb-pipero-rezulton-pozitiv-me-covid-19-236570" }