“Mori fëmijët nga shkolla për të mbushur sallën", Tërmet Peçi i përgjigjet flakë për flakë Tritan Shehut: Injoranca dhe mediokriteti nuk kanë brirë

Publikuar tek: barometri, më 07:19 31-05-2018 “Mori fëmijët nga shkolla për të mbushur sallën

Kreu i Bashkisë së Tepelenës Tërmet Peçi i përgjigjet deputetit të PD, Tritan Shehu. Ky i fundit akuzoi kryebashkiakun se ai dhe deputetët e PS hoqën fëmijët nga mësimi për të mbushur sallën e një simpoziumi shkencor në Tepelenë.

Ndërsa Peçi reagon ashpër duke u shprehur se “Java e Ali Pashës" apo simpoziumi shkencor, nuk është një komunikim për elektorat, por për dije dhe kulturë, të cilin ti nuk denjove ti përgjigjeshe me ftesën që të dërguam si "përfaqësues" i qarkut tonë.”

“Fëmijët Tritan, erdhën sepse duhet të mësojnë gjërat e reja që ka ky vend shumë i dashur për ne, e leksionet e kulturës nuk besoj se merren më mirë sesa nga profesorat tanë të nderuar”, shprehet kryebashkiaku ndër të tjera.

Reagimi i plotë: 

Injoranca dhe mediokriteti nuk kanë brirë Tritan.

Ti kërkon të vesh bisht e brirë dhe ta zhveshesh çdo vlerë sepse kështu je mësuar ti dhe partia jote të nisin diskutimet, bashkë me agjentët e spekullimit, të ashtuquajtur gazetarë.

"Java e Ali Pashës" apo simpoziumi shkencor, nuk është një komunikim për elektorat, por për dije dhe kulturë, të cilin ti nuk denjove ti përgjigjeshe me ftesën që të dërguam si "përfaqësues" i qarkut tonë. S'kishe si të vije sepse ishe i zënë me mendimin sesa dhurata do të merrje nga stabilimenti i "Ujit Tepelena" në përvjetorin e 20-të themelimit.

Kjo ngjarje ishte e shënuar për Tepelenën sepse ne hodhëm një nga hapat më të rëndësishëm në fushën e kulturës, turizmit, trashëgimisë, historisë, e kurorëzuar me emrin Ali Pashait. Jemi në vitin e Trashëgimisë së Kulturës Europiane Tritan, në Javën e Gjelbër po ashtu.

Jemi duke kapur ritmet e zhvillimit për të ndryshuar konceptin dhe mënyrën e të jetuarit përmes pasurive që natyra dhe të parët na i kanë dhuruar.

Në mos të ka shqetsuar dhurata e këndit të lojrave të fëmijëve nga Uji Tepelenë, panairi apo koncerti i Ansamblit të Shtetit e sa e sa gjëra të tjera që për ty nuk kanë kurrëfarë rëndësie, sepse ti s'je aty për këtë. Ti je gabimisht dhe mjerisht, përfaqësues i disa njerzve të ndershëm, që besuan ilustrimeve të tua...

Fëmijët Tritan, erdhën sepse duhet të mësojnë gjërat e reja që ka ky vend shumë i dashur për ne, e leksionet e kulturës nuk besoj se merren më mirë sesa nga profesorat tanë të nderuar.

S'di kush të shqetsoi më shumë nga fjalimet, regjizori i kulturës dhe folklorit Petrit Ruka, Dr. Dorian Koçi, Prof. Dr. Bërnard Zotaj, Drejtori i arkivave Ardit Bido, apo Prof. Shkëlqim Hajno...

Ne folëm gjatë për atë çfarë kemi dhe çfarë mund të bëjmë më mirë për njerëzit tanë, për Tepelenën, ndërsa ti... le të na gjykojnë Ata që na shohin e lexojnë përditë !

U tregova shumë i respektueshëm në përgjigje, jo për ty, por për opinonin e qytetetarëve të mi, të cilët i falenderoj për çdo fjalë kurajoze dhe mbështetjen e këtij aktiviteti...!

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026673793792725
array(1) { ["section"]=> string(150) "mori-femijet-nga-shkolla-per-te-mbushur-sallen-termet-peci-i-pergjigjet-flake-per-flake-tritan-shehut-injoranca-dhe-mediokriteti-nuk-kane-brire-122716" }