Mori gjobë në ditëlindjen e Bes Kallakut, reagon për herë të parë Meta: Unë kam qenë i ftuar, nuk di që të jenë mbyllur restorantet

Publikuar tek: politike, më 22:14 23-11-2020 Mori gjobë në ditëlindjen e Bes Kallakut, reagon për herë të parë Meta: Unë kam qenë i ftuar, nuk di që të jenë mbyllur restorantet Bes Kallaku - Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ishte një nga personazhet e njohur shqiptarë të gjobitur nga policia pasi mori pjesë në ditëlindjen e aktorit Bes Kallaku.

I pyetur nëse ajo që ai bëri ishte një veprim jo shumë i përgjegjshëm, pasi mori pjesë në një grumbullim me më shumë se 30 persona, Meta tha se nuk i ka numëruar sa persona kanë qenë të ftuar, ndërsa shtoi se ai ka qenë i ftuar në ditëlindje dhe restorantet nuk janë të mbyllura.

“Nuk i kam numëruar. Unë kam qenë i ftuar në një ditëlindje. Restorantet nuk janë të mbyllura, distanca ishte shembullore. As këto gjoba apo ato që bëjnë me futbollistin Andi Lila apo edhe atë që bënë ata budallenjtë e policisë me Kastriot Islamin nuk fshehin ato që thashë më parë.
Nga këto gjoba le të bëjnë ata, por po u prek një votë nga një polic do të përfundojnë nën këmbët e popullit si policët e Mubarakut”, tha presidenti Meta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përfshirja e Bashës në raportin e Dick Martyt, Topalli: E kaluara e tij e dyshimtë, mendoj shumë gjëra por...
‘Ulja e numrit të viktimave nga Covid-19’, Paloka: Edi Rama kërcënon Prokurorinë që të mos hetohet »
Article Logic
Execution time: 0.010662078857422
array(1) { ["section"]=> string(135) "mori-gjobe-ne-ditelindjen-e-bes-kallakut-reagon-per-here-te-pare-meta-une-kam-qene-i-ftuar-nuk-di-qe-te-jene-mbyllur-restorantet-228875" }