Mori mandatin pas largimit të Aqif Rakipit, flet për herë të parë deputeti i ri i PDIU dhe tregon problemin që i ka ndodhur

Publikuar tek: politike, më 17:39 16-01-2018 Mori mandatin pas largimit të Aqif Rakipit, flet për herë të parë deputeti i ri i PDIU dhe tregon problemin që i ka ndodhur

Dritan Bici do të jetë deputeti më i ri i parlamentit nën siglën e partisë PDIU pas heqjes së mandatit të Aqif Rakipit.

Ish-kryetari i Bashkisë Gramsh edhe pse nuk e ka bërë ende betimin e tij si deputet ka folur për herë të parë për hyrjen e tij në sallën plenare të Kuvendit shqiptar.

Në një postim në rrjetet sociale, Bici falenderon të gjithë ata që e kanë mbështetur në këto ditë dhe shpreh angazhimin e tij për përmbushjen e detyrimeve që lindin nga mandati i deputetit.

“Ju falenderoj nga zemra të gjithë ju që më uruat me rastin e marrjes së mandatit të deputetit”,- shkruan ndër të tjera Dritan Bici.

Më tej ai tregon dhe një problem që i ka lindur në rrjetet sociale, pasi një tjetër faqe e rreme me emrin e tij po qarkullon në rrjete, duke mos përciellë mendimet dhe opinionet e tij.

Më poshtë reagimi i plotë: 

Screenshot_5_copy.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012012004852295
array(1) { ["section"]=> string(129) "mori-mandatin-pas-largimit-te-aqif-rakipit-flet-per-here-te-pare-deputeti-i-ri-i-pdiu-dhe-tregon-problemin-qe-i-ka-ndodhur-106779" }