Mori sot zyrtarisht detyrën, kush është komandanti i parë shqiptar në ushtrinë e Maqedonisë së Veriut (EMRI-FOTO)

Publikuar tek: rajon, më 14:53 22-07-2019 Mori sot zyrtarisht detyrën, kush është komandanti i parë shqiptar në ushtrinë e Maqedonisë së Veriut (EMRI-FOTO) Besnik Emini

Në krye të brigadës së parë të makinerisë këmbësore në komandën e përbashkët operative në shtabin e përgjithshëm të Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut është emëruar një komandant shqiptar.

Bëhet fjalë për Besnik Eminin, i cili zëvendësoi paraardhësin e tij Dragan Kovaçkin.

Mësohet se emërimi i Eminit u bë pa prezencën e mediave, praktikë kjo e cila nuk është zbatuar asnjëherë deri më tani nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë.

Besnik Emini është shqiptari i parë që mban statusin e komandantit në ushtrinë e Maqedonisë së Veriut.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024925947189331
array(1) { ["section"]=> string(117) "mori-sot-zyrtarisht-detyren-kush-eshte-komandanti-i-pare-shqiptar-ne-ushtrine-e-maqedonise-se-veriut-emri-foto-172976" }