Mori tetë thika në trup dhe u bë heroi në Urën e Londrës duke u përballur me terroristët: S'ma ndjen fare kush jeni, jam tifoz i Millwallit

Publikuar tek: bota, më 17:29 07-06-2017 Mori tetë thika në trup dhe u bë heroi në Urën e Londrës duke u përballur me terroristët: S'ma ndjen fare kush jeni, jam tifoz i Millwallit

U përball si një 'luan' me tre terroristët që përhapën tmerr pak ditë më parë në Urën e Londrës dhe përfundoi në spital.

Heroi quhet Roy Larner. Ai është 47 vjeç dhe ishte në një restorant me disa miq, kur terroristët me thika nëpër duar filluan të sulmojnë kalimtarët.

Ata ishin duke bërtitur dhe duke lavdëruar Allahun, duke brohoritur "Islami, Islami", por Roy Larner nuk bëri pas.

Ai u kthye nga agresorët dhe bërtiti "Jam ultras i Millwall", një nga ata "huliganë", të cilët kurrë nuk tërhiqen përballë askujt.

E ndoshta për këtë arsye, huliganët e Millwall janë një ndër tifozëritë më të frikshme dhe më të urryera të Anglisë.

Por, këtë herë, tifozi i skuadrës që militon në ligat inferiore të Anglisë është treguar sypatrembur dhe një hero i vërtetë, sepse duke u përballur me tre terroristët, ai iu dha kohë klientëve të tjerë të restorantit të largoheshin nga vendi i ngjarjes.

Miqtë e tij janë dëshmitarë dhe tregojnë aktin heroik të Roy Larner, i cili u përlesh i vetëm me tre terroristët që mbanin thika në duar e që sulmuan këdo që i dilte para.

Në një intervistë për "The Sun", tifozi i Millwall tregon se gjatë përleshjes me terroristët ai mori tetë plagë me thika. Po, po, tetë plagë me thika në duar, gjoks dhe qafë.

"Ata ishin të armatosur me thika të gjata dhe papritmas filluan të bërtisnin diçka në lidhje me Allahun dhe brohorisnin: 'Islam, Islam'. Unë, si një idiot, iu bërtita nga prapa duke menduar se ata idiotë meritonin një mësim të mirë. Iu afrova disa hapa drejt tyre dhe iu thashë: 'S'më plas fare kush jeni, unë jan i Millwall-it' dhe pastaj ata më sulmuan egër".

Pavarësisht tetë plagëve në trup, Roy Larner shpëtoi dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa me guximin e treguar shpëtoi rreth 30 persona që ndodheshin në restorant.

Shumë shtetas anglezë, pasi u  publikua historia e tifozit të Millwall-it e falënderuan duke shprehur edhe dëshirën për të takuar heroin e Urës së Londrës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Trondit Putin: Askush nuk do të mbijetojë nëse do të ketë luftë SHBA-Rusi
Tradita e çuditëshme, në Mozambik vriten të gjithë qerosët »
Article Logic
Execution time: 0.0098080635070801
array(1) { ["section"]=> string(143) "mori-tete-thika-ne-trup-dhe-u-be-heroi-ne-uren-e-londres-duke-u-perballur-me-terroristet-s-ma-ndjen-fare-kush-jeni-jam-tifoz-i-millwallit-81612" }