Dritan Demiraj ishte ministër i Brendshëm në periudhën zgjedhore vitin e shkuar në bazë të marrëveshjes Rama-Basha.
Por vetëm 6 muaj pas largimit nga pozicioni i ministrit të Brendshëm, Dritan Demiraj ka marrë nje tjetër pozicion shumë të rëndësishëm.
Dritan Demiraj është zgjedhur ditën e sotme drejtor ekzekutiv i qëndrës George C. Marshall Albania.
Demiraj u zgjodh unanimisht nga Bordi i Qendrës studimore për të çuar përpara frymën euroatlantike të Shqipërisë, duke gjykuar platformën strategjike dhe 30 botimet e tij në fushën e Sigurisë dhe Mbrojtjes.
George C. Marshall Albania është themeluar në vitin 2006, në formën e një organizate jo fitimprurëse, që ka si qëllim të promovojë strategjinë kombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes si dhe të japë kontributin e vet në rritjen e ndërgjegjësimit të publikut e të të rinjve në veçnati rreth çështjeve më të mprehta të sigurisë në vend, në rajon dhe në botë.