Në ceremoninë e inagurimi që u zhvillua dje për zyrtarizinin e Joe Biden si president i 46-të i SHBA, vëmendjen n e mori senatori amerikan Bernie Sanders.
Ai u shfaq i ulur në karrige me maskë, pa kostum zyrtar, me pantallona dhe xhup, këpucë të thjeshta dhe dorashka.
Pas kritikave të shumta për veshjen ka reaguar vetë senatori.
Bernie në një deklaratë për media tha se nuk e mërzitet aspak se është bërë “meme”. Ai tha se ata nga Vermoni nuk e vrasin mendjen për modën, mjafton të jenë ngroh.
“Ne nga Vermonti nuk duam t’ia dimë për modën. Duam vetëm të jemi ngrohtë dhe unë sot isha ngrohtë”, ka thënë ai.