Morinë/ Unifikohen doganat, përurohet korridori i përbashkët “Shqipëri-Kosovë”

Publikuar tek: aktualitet, më 11:17 16-02-2015 Morinë/ Unifikohen doganat, përurohet korridori i përbashkët “Shqipëri-Kosovë”

Është përuruar sot pika e re doganore “Shqipëri-kosovë” që unifikon doganat mes dy vendeve. Gjatë përurimit mbajtën fjalën e tyre edhe dy kryeministrat, ai i Kosovës Isa Mustafa dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Mustafa tha se kjo do t’u shërbejë qytetarëve të dy vendeve dhe në zhvillimit të bizneseve sa I takon aspektit ekonomik duke shkurtuar edhe procedurat e zhdoganimit.

Kryeministri rama e quajti këtë ditë si ditë të shënuar për dy vendet.

“Sot i japim fund një kapitulli vonesash dhe  pengesash për sipërmarrjen që punon në të dyja anët e kufirit. Nga sot nuk janë më dy ose më shumë ditë vonesat për të kaluar doganën por vetëm 5 minuta. Nuk do kemi më pengesa të shtuara burrokratike, ky ka qenë edhe një synim i yni sa i takon bashkimit me Kosovën", tha Rama në fjalën e tij.

Rama në fjalën e tij shtoi se mund të ketë patur shumë të tjerë  që kanë menduar se kjo  ishte më shumë një retorikë patriotike se sa një reformë për të fshirë vijën ndarëse dhe për të fuqizuar vijën e bashkimit.

Në fund të fjalës së mbajtur, kryeministri Rama shprehu bindjen se ky ishte një gur i rëndë themeli mes dy vendeve dhe falenderoi kryeministrin e Kosovës për bashkëpunimin..

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Protesta e "Cirkut", drejtuesit: Çadra të mos lëvizë
Një ton klor për dezinfektimin e vendit, Tërnova: Situata në kontroll »
Article Logic
Execution time: 0.013518095016479
array(1) { ["section"]=> string(79) "morine-unifikohen-doganat-perurohet-korridori-i-perbashket-shqiperi-kosove-3487" }