'Mos bëj të FORTIN! Mos u bëj BUDALLA!' Zbulohet LETRA që Trump i ka dërguar Erdoganit

Publikuar tek: bota, më 06:41 17-10-2019 'Mos bëj të FORTIN! Mos u bëj BUDALLA!' Zbulohet LETRA që Trump i ka dërguar Erdoganit

Gazetarja amerikane e Fox News, Trish Regan, ka publikuar një letër të cilën presidenti amerikan Donald Trump ia ka dërguar presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan javën e kaluar.

Në këtë letër, që mban datën 9 tetor presidenti amerikan i kërkon homologut të tij turk të bëjë marrëveshje me kurdët e Sirisë, ose historia do ta ndëshkonte si “djall” dhe SHBA-të do ta shkatërronin ekonominë e Turqisë.

“S’do të duash të jesh përgjegjës për vrasjen e mijëra njerëzve. Dhe unë s’dua të jem përgjegjës për shkatërrimin e ekonomisë turke. Dhe kam për ta bërë”, kërcënon Trump në letrën e publikuar nga Fox News.

Më tej Trump i bën thirrje Erdogan të bëjë marrëveshje paqeje me Forcat Demokratike Siriane, duke theksuar se gjenerali kurd, Mazllum Kobani, do të ishte i gatshëm të bënte lëshime që nuk do t’i kishin bërë kurrë më parë.

“Mos bëj të fortin. Mos u bëj budalla”, i shkruan Trump liderit turk. “Jam munduar shumë që t’i zgjidh disa probleme tuajat. Mos e zhgënje gjithë botën. Mund të arrish një marrëveshje shumë të mirë.”

Letra është e datës 9 tetor, që do të thotë se është shkruar vetëm tre ditë pasi Trump urdhëroi tërheqjen e trupave amerikane nga Siria veriore. Qëllimi i letrës, duket, ishte të bindte Erdoganin që të mos i dërgonte forcat e tij në Siri për të sulmuar kurdët, të cilët kishin qenë partneri më i fortë i ushtrisë amerikane në luftën kundër ISIS.

"Historia do t'ju shikojë në mënyrë të favorshme nëse e kryeni këtë në mënyrën e duhur dhe njerëzore," thuhet në letër. "Do t'ju shikoj përgjithmonë si 'djall' nëse gjërat e mira nuk ndodhin."

Por, siç dihet, Turqia nisi sulmin e saj kundër kurdëve më 9 tetor dhe është e paqartë kur Erdogani e mori letrën.

dd-4-477x600.jpg

 

Screenshot_3.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025279998779297
array(1) { ["section"]=> string(89) "mos-bej-te-fortin-mos-u-bej-budalla-zbulohet-letra-qe-trump-i-ka-derguar-erdoganit-182385" }