“Mos bëni sikur nuk e shihni dot fytyrën e plakur të Nexhit, sepse keni 25 vjet që votoni fytyra që rrjedhin direkt nga ko*et e diktaturës’’

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:58 08-02-2016 “Mos bëni sikur nuk e shihni dot fytyrën e plakur të Nexhit, sepse keni 25 vjet që votoni fytyra që rrjedhin direkt nga ko*et e diktaturës’’ Rudina Xhunga

“Mos bëni sikur nuk e shihni dot fytyrën e plakur të Nexhit që vjen pa ndryshime nga diktatura, sepse keni 25 vjet që votoni fytyra që rrjedhin direkt nga koqet e diktaturës’’, kështu ka shpërthyer sot gazetari Edmond Arizaj, kur ka bërë një koment të shkurtër lidhur me ‘’zemërthyerit’’ e intervistës që Rudina Xhunga i ka marrë bashkëshortes së ish-diktatorit Enver Hoxha.

Dhe Arizaj është me Rudinën. Ja si e argumenton ai:

“Jam me Rudinen...

Ata qe kane vuajtur seriozisht ne rregjimin ku bente pjese edhe Nexhi e qe drejtohej nga burri i saj, ende nuk kane marre demshperbilimin qe u takon absolutisht; ende nuk u jane kthyer pronat qe u takojne absolutisht; ende nuk njihen me dosjen, e drejte qe u takon absolutisht...e megjithate irritohen me Nexhin, madje jo, me gazetaren qe interviston Nexhin. Ka qindra intervista qe nuk duhen bere, sepse prekin ndjenjat e njerezve, por gazetaret nuk jane psikologe popullore, e as sherues. Ata nuk kujdesen per ndjenjat, por per faktin, per te ta dhene pa kolorite te verteten reale, pastaj ti vete mund ta pikturosh e ti japesh pamjen qe te pelqen. Intervisten nuk e kemi pare ende qe te japim edhe gjykimet per performancen e Rudines.

Por paradhenie mund te them se Xhunga e futi veten ne manualin historik te gazetarise sone, sepse kur te thuhet pas shume vitesh "intervista e fundit e gruas se diktatorit" do te shoqerohet gjithmone "marre nga gazetarja R.XH". Dhe kjo per nje gazetar eshte maksimalja. Jam i sigurte qe shume prej nesh, kane nisur te mendojne se kush do te ishin pyetjet qe do t'i benin te vese se diktatorit, zhbirilimit te te fshehtave qe mund te fshehe ajo etj, etj.

Nuk mund te sulmosh gazetarin (en) pse ben punen e tij. Me e pakta qe nuk eshte bere ne kete vend, eshte kthimi i dinjitetit te te persekutuarve politike. Dhe per kete nuk eshte faji i Nexhit qe vazhdon te jetoje, edhe te qeshe me paaftesine, apo mos dashjen e atyre qe na drejtojne. Por aq me pak eshte faji i Rudina Xhunges. Sikur cdo marreveshje paraprake te kete bere me Nexhmije Hoxhen, ajo interviste eshte gje e rralle. Dhe ju lutem: Mos beni sikur nuk e shihni dot fytyren e plakur te Nexhit qe vjen pa ndryshime nga diktatura, sepse keni 25 vjet qe votoni fytyra qe rrjedhin direkt nga ko*et e diktatures...”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.16241908073425
array(1) { ["section"]=> string(142) "mos-beni-sikur-nuk-e-shihni-dot-fytyren-e-plakur-te-nexhit-sepse-keni-25-vjet-qe-votoni-fytyra-qe-rrjedhin-direkt-nga-ko-et-e-diktatures-32025" }