Mos-certifikimi i listave të deputetëve, Vetëvendosje dhe AAK dorëzojnë ankesat në Gjykatën Supreme

Publikuar tek: rajon, më 16:57 27-01-2021 Mos-certifikimi i listave të deputetëve, Vetëvendosje dhe AAK dorëzojnë ankesat në Gjykatën Supreme Albin Kurti/ Foto arkive

Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë dorëzuar në Gjykatën Supreme ankesat në lidhje me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për të mos certifikuar kandidatët për deputetë që kanë pasur probleme me ligjin.

Blerim Sallahu, përfaqësues ligjor i Lëvizjes “Vetëvendosje”, tha se “PZAP deklaron pa asnjë bazë kushtetuese se neni 29 paragrafi 1 pika ‘q’ është normë kushtetuese, dhe ju e dini se amandamentet kushtetuese bëhen në Kuvendin e Kosovës. Kjo është çështje ligjore dhe nuk është kushtetuese”.

Ndërsa, Kushtrim Xhemaili, nga Zyra për Informim e AAK-së konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se kjo parti e ka dërguar në Gjykatën Supreme ankesën lidhur me vendimin e PZAP-së në lidhje me moscertifikimin e kandidatëve.  

Në vendimet e publikuara të martën, PZAP-ja njoftoi se ka refuzuar pjesërisht apelin e Lëvizjes Vetëvendosje. Ky organ, ka vërtetuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikimin e pesë kandidatëve për deputetë të kësaj partie: Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi.

Më 3 janar, 2018, deputetët e atëhershëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi u dënuan me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Në shtator të po atij viti, Gjykata e Apelit i ka vërtetuar dënimet e shqiptuara nga gjykata e shkallës së parë.

Vendimi i njëjtë vlen edhe për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, ku PZAP-ja ka thënë se kandidatët për deputetë: Shemsedin Dreshaj, Gani Dreshaj, Rrahim Ajeti dhe Shqipe Kastrati nuk mund të certifikohen dhe as të zëvendësohen me kandidatë të tjerë.

Ndërkaq, kandidatët e tjerë në listën për garë zgjedhore të këtij subjekti do të certifikohen për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, të publikuar dhjetorin e kaluar, lidhur me zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës, të drejtuar nga Avdullah Hoti, KQZ-ja ka ndërmarrë një proces të verifikimit të kandidatëve për deputetë, për të parë nëse ata nuk kanë probleme me ligjin.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në një përgjigje dërguar KQZ-së më herët gjatë këtij muaji, ka thënë se 47 kandidatë për deputetë kanë probleme me ligjin.

Aktgjykimi i Kushtetueses, por edhe neni 29 i Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, thotë se kandidat për deputet nuk mund të jetë një person, i cili gjatë tri vjetëve të fundit ka qenë i dënuar me vendim të formës së prerë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "E paligjshme në vendin ku kam lindur”, Greqia i kërkon 27-vjeçares shqiptare vizë: Është skandaloze, jam rritur e shkolluar atje, s’më lejojnë të shoh prindërit
Rritet ndjeshëm numri i viktimave në Greqi, më shumë se 800 raste të reja në një ditë »
Article Logic
Execution time: 0.0094687938690186
array(1) { ["section"]=> string(105) "mos-certifikimi-i-listave-te-deputeteve-vetevendosje-dhe-aak-dorezojne-ankesat-ne-gjykaten-supreme-236622" }