Mos e eliminoni bukën nga vaktet tuaja, do dëmtoni në mënyrë drastike shëndetin

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:08 30-08-2016 Mos e eliminoni bukën nga vaktet tuaja, do dëmtoni në mënyrë drastike shëndetin

Shpeshherë eliminojmë nga vaktet tona bukën, në mënyrë që të reduktojmë kilet e tepërta. Kufizimi drastik i bukës ka efekte marramendëse në organizëm.

Trupi do të kalojë nëpër katër procese të cilat për ju janë më shumë se shteruese.

Edhe pse nuk duhet tepruar me ngrënie të bukës, posaçërisht të bukës së bardhë, organizmi i njeriut megjithatë nuk mund të funksionojë mirë pa karbohidrate.

Nëse eliminoni karbohidratete mga vaktet tuaja; 

- Do të eliminoni ujin
Sapo t’i eliminoni karbohidratet, do të filloni të shkriheni. Mirëpo, nuk humbni yndyrën, por ujin. Kur trupi ruan karbohidratet në formë glikogjeni, çdo gram i hidrateve në vete ka ujë, madje në sasi tri deri katër herë më të madhe sesa pesha e vetë glikogjenit.

-Do të ndiheni keq
Karbohidratet janë burim kryesor i energjisë së trurit. Kur i eliminoni nga ushqimi dhe kur shpenzoni tërë glikogjenin nga rezerva, trupi shpërndan yndyrën dhe nxitet me ndihmën e ketonit, ndërkaq rezultat i kësaj janë era keqe, goja e thatë, lodhja, marramendja, pagjumësia dhe mundimet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.047525882720947
array(1) { ["section"]=> string(84) "mos-e-eliminoni-buken-nga-vaktet-tuaja-do-demtoni-ne-menyre-drastike-shendetin-51332" }