MOS E HUMBISNI! Ardian Vehbiu bën “leckë” ftesën e Ramës për Skënderbeun: KATASTROFA DREJTSHKRIMORE

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:09 25-01-2018 MOS E HUMBISNI! Ardian Vehbiu bën “leckë” ftesën e Ramës për Skënderbeun: KATASTROFA DREJTSHKRIMORE

TURP! Kjo është shija që të le ftesa e kryeministrit Rama pasi ke lexuar këtë "ftesë për reflektim" nga Ardian Vehbiu.

Kryeministri Rama në kuadër të vitit të shpallur si Viti i Skëndërbeut përpiloi një ftesë për çeljen e kremtimeve “Tre ditët e Yllit të Mëngjesit” me rastin e 550-vjetorit të kalimit në amëshim të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Sot, shefit të qeverisë i ka ardhur një përgjigje e hapur e direkte, ndoshta ashtu siç nuk e priste nga Ardian Vehbiu.

“Ftesë për interpretim” e cilëson autori artikullin e tij publikuar te “peizazhe të fjalës”ku gërmë për gërmë zbërthen ftesën e kryeministrit duke nxjerrë në pah edhe katastrofat drejtshkrimore siç i cilëson ai.

“U tjetërsua 550 vjet më parë, prej një trupi vdektar, në një imago mundi të përveçëm, në një ikonë gjithëpërfshirëse gjalluese të arteve, mjeshtërive dhe urtësive, në një Yll të shëndrritshëm mëngjesi diktues të drejtimit të duhur të ardhmërisë së Shqiptarëve.Ku vdekja e Skënderbeut, event natyral, përshkruhet si “tjetërsim prej një trupi vdektar në këtë imago mundi të përveçëm”, dhe njëherazi “ikonë gjithëpërfshirëse gjalluese…” madje “Yll të shëndrritshëm mëngjesi diktues të drejtimit të duhur të ardhmërisë së Shqiptarëve.”

Katastrofat drejtshkrimore të këtij paragrafi (dhe të ftesës në përgjithësi) i kanë vënë në dukje; ato marrin rëndësi edhe në kontekstin diskursiv ku shfaqen – meqë janë të barasvlershme me njolla Maalox-i ose salce Alfredo mbi “kostumin e errët, veshjet kombëtare ose tailleur-in për Zonjat”, që porosit ftesa për pjesëmarrësit. Këtu madje përfshihet edhe përdorimi i lirshëm, madje i shkujdesur, i shkronjës së madhe, si të ishte kjo një lloj papijoni, shamie te xhepi i xhaketës, pochette – për t’ia shtuar eventit dhe ftesës vetë elegancën dhe sharmin”, shkruan Vehbiu ndër të tjera.

MOS E HUMBISNI ARTIKULLIN E PLOTË- https://peizazhe.com/2018/01/25/ftese-per-interpretim/

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023327827453613
array(1) { ["section"]=> string(102) "mos-e-humbisni-ardian-vehbiu-ben-lecke-ftesen-e-rames-per-skenderbeun-katastrofa-drejtshkrimore-107915" }