MOS E HUMBNI këtë MESAZH/ Në vend të luleve dhe veroreve, sot kemi doreza dhe maska në fytyrë… Të rrimë brenda për më shumë pranvera me gjyshërit, prindërit e të afërmit tanë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:20 14-03-2020 MOS E HUMBNI këtë MESAZH/ Në vend të luleve dhe veroreve, sot kemi doreza dhe maska në fytyrë… Të rrimë brenda për më shumë pranvera me gjyshërit, prindërit e të afërmit tanë Mikeljana Prenja

Nga Mikeljana Prenja, gazetare e re

Dita e Verës, e quajtur dhe "festa e luleve", ka përmasa te medha dhe është kthyer në një festë që të gjithe mezi e presim. Disa për të ngrënë ballokume, disa për të dalë për 'piknik' dhe të tjerë për një shëtitje në natyrë .... por jo këtë herë.

Këtë herë gjithçka është ndryshe. Festa e gjallërimit të natyrës dhe shpirtit është ndryshe ketë 14 mars. Dita e luleve ështe izolim në shtëpi dhe shtetrrethim. Duke shpresuar që pas izolimit do të mundemi të shikojmë lulet qe do çelin në pranverë.

Gëzuar ditën e Verës pra!

Një ditë Vere siç nuk e kemi parë dhe jetuar kurrë!

Një ditë Vere me rrugë bosh...

Nje ditë Vere ku fëmijet nuk shihen rrugëve te gëzuar dhe me kallam sheqeri në duar.

Një ditë Vere ku qytetarët nuk kanë në duar lule, ëmbëlsira, verore por doreza dhe maska në fytyrë.

Nje ditë Vere ku në vend që të dilnim dhe të shijonim kohën e bukur me diell apo aktivitetet e organizuara ku qyteti zgjohet me muzikën e lartë për të pritur pranverën, na duhet të qëndrojmë të izoluar brenda.

Një ditë Vere ku më shumë rëndësi se sa të festuarit është shendeti.

Nuk shikojme qellin e bukur po shikojmë njeri-tjetrin në ballkon duke shpresuar se kjo do te kalojë. Në këtë 14 mars do duhet ta kalojmë nën moton 'rri në shtëpi'. Unë nuk mundëm të rri në shtëpi, por të gjithë duhet të rrimë në shtëpi për jetën tonë, fëmijët, prindërit, për të afërmit dhe për të gjithë qytetarët.

Ne kemi kaluar shumë, do e kalojmë edhe këtë!

Të qëndrojmë brenda që të kemi pranvera të tjera me gjyshërit, prindërit dhe të afërmit tanë.

Është nje virus që kërkon që ne të izolohemi për ta izoluar atë. Do t’ja dalim edhe këtë herë!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095028877258301
array(1) { ["section"]=> string(177) "mos-e-humbni-kete-mesazh-ne-vend-te-luleve-dhe-veroreve-sot-kemi-doreza-dhe-maska-ne-fytyre-te-rrime-brenda-per-me-shume-pranvera-me-gjysherit-prinderit-e-te-afermit-tane-198602" }