'Mos e rruj k****'... Saimir TAHIRI si askush tjetër nga PS, kërkon NDJESË për fjalorin: Ja me çfarë kishte lidhje ajo bisedë

Publikuar tek: politike, më 11:47 20-06-2019 'Mos e rruj k****'... Saimir TAHIRI si askush tjetër nga PS, kërkon NDJESË për fjalorin: Ja me çfarë kishte lidhje ajo bisedë Saimir Tahiri

Saimir Tahiri, si askush tjetër nga figurat e PS të dalë në përgjime, kërkon ndjesë ndaj çdo qytetari për fjalorin e përdorur në bisedën private.

Ndërkaq, Tahiri sqaron se ajo bisedë me shefin e komisariatit të Dibrës nuk ka lidhje me vjedhjen apo blerjen e zgjedhjeve pasi ai nuk është marrë me fushatën e Dibrës, por kujton atë që po ndodhte në këtë qark ku agresorët u vunë pistoletat në kokë përfaqësuesve të PS.

“Ndjese cdo qytetari per fjalorin aspak te pershtatshem qe u degjua ne nje bisede private ku merrja pjese. 
Shume nga keta qe bejne moral ne politike, media e portale, fjalorin e atille e shume me teper se aq e kane te shkruar ne balle ne vendime qeverise, ne akte publike a sjellje te perditshme, perseri c’u degjua prej meje nuk perputhet kerkund me vlerat qe duhet te tregojme, qofte edhe ne jeten a bisedat private.
Perpos kesaj, biseda nuk ka lidhje aspak me vjedhjen e votave, blerjen e zgjedhjeve apo cdo lloj manipulim tjeter. E po keshtu asnje veprim i imi, ne nje fushate si ajo e Dibres ku nuk kam marre pjese asnje dite, ne cilendo menyre. 
Perkundrazi, agresoret e atehershem me arme ne brez edhe ne zgjedhjet e Dibres, sot kane veshur lekure qingji.
Ndaj mos harro kurre! Ata qe bejne moral sot, te kane vrare shpirtin e trupin dje! Ata qe bertasin sot per moral, te kane vjedhur ne xhep dje. 
Ata dje e skuthat sot, duan ende te te vrasin shpirtin e te te vjedhin keq e me keq, bashke me te ardhmen e femijeve! 
Ndjese sinqerisht per fjalorin!” shkruan Tahiri.

Ish-ministri e shoqëron postimin me këtë foto:

64529894_10219973935679120_4572267014743130112_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070929527282715
array(1) { ["section"]=> string(121) "mos-e-rruj-k-saimir-tahiri-si-askush-tjeter-nga-ps-kerkon-ndjese-per-fjalorin-ja-me-cfare-kishte-lidhje-ajo-bisede-168982" }