“Mos guxoni!”, shpërthen revolta pas propozimit për ta rindërtuar Notre Dame me stilin modern

Publikuar tek: bota, më 16:55 19-04-2019 “Mos guxoni!”, shpërthen revolta pas propozimit për ta rindërtuar Notre Dame me stilin modern

Qeveria franceze pritet të shpallë një konkurs ku do të marrin pjesë firma prestigjoze, e ku fituesja do të rikonstruktojë pjesën e dëmtuar nga zjarri në katedralen Notre Dame.

E megjithëse konkursi nuk ka nisur ende, në rrjetet sociale janë postuar propozimet e para, disa prej të cilave duken krejtësisht të pabesueshme.

Një firmë arkitekturore ka propozuar rindërtimin e katedrales me elementë modern. Në vend të kullës dhe çatisë qindravjeçare prej druri, ata kanë propozuar një dizajn modern prej qelqi.

Menjëherë reagimet kanë qenë të ashpra dhe kategorike.

“le t’i japim fund kësaj marrëzie”, shkruan një politikan francez në Twitter. Ndërsa qytetarët njëzëri kanë bërë thirrje “larg duart nga katedralja”.

Presidenti francez Emmanuel Macron u zotua ditën kur ra zjarri se katedralja do të rindërtohet 100 për qind siç ka qenë.

sadfwefwgw3g.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.045671939849854
array(1) { ["section"]=> string(96) "mos-guxoni-shperthen-revolta-pas-propozimit-per-ta-rindertuar-notre-dame-me-stilin-modern-161077" }