Mos-hapja e negociatave, Alex Soros mbështet Shqipërinë: Europa duhet të përballet me Albanofobinë e saj!

Publikuar tek: aktualitet, më 22:01 19-10-2019 Mos-hapja e negociatave, Alex Soros mbështet Shqipërinë: Europa duhet të përballet me Albanofobinë e saj! Djali i miliarderit amerikan George Soros, Alex Soros

Djali i miliarderit amerikan George Soros, Aleksandër Soros, ka reaguar pas mosdhënies së negociatave nga BE për Shqipërinë.

Me anë të një statusi në rrjetin social twitter, Soros ka shkruar se Europa i paragjykon shqiptarët dhe se duhet të përballet me albanofobinë e saj.

'Ekziston një paragjykim dhe fanatizëm të theksuar ndaj shqiptarëve etnikë në Evropën Perëndimore, i cili nuk duhet të nënvlerësohet në refuzimin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë në Këshill.  Europa duhet të përballet me Albanofobinë e saj!'- shkruan ai në twitter.

Kujtojmë se Alex Soros vizitoi edhe gjatë muajit gusht Tiranën, ku ndër të tjera zhvilloi edhe një takim me kryeministrin Edi Rama.

Reagimi i Alex Soros vjen vetëm një ditë pas dështimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të marrë një ‘PO’, në çeljen e negociatave me BE-në.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.26680088043213
array(1) { ["section"]=> string(109) "mos-hapja-e-negociatave-alex-soros-mbeshtet-shqiperine-europa-duhet-te-perballet-me-albanofobine-e-saj-182737" }