Mos-hapja e negociatave dhe dorëheqja e Zaev, ja kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë e Veriut

Publikuar tek: rajon, më 21:24 19-10-2019 Mos-hapja e negociatave dhe dorëheqja e Zaev, ja kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë e Veriut Foto ilustruese

Pas mos-hapjes së negociatave me BE-në, dhe propozimit të kryeministrit maqedonas Zoran Zaev për zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare, mediat vendase kanë bërë me dije datën e këtyre zgjedhjeve.

Sipas mediave maqedonase, burime brenda qeverisë së Zaev kanë deklaruar se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen në muajin Mars të vitit 2020.

Këto zgjedhje erdhën si pasojë e dështimit të marrjes së datës për negociata me BE, ku Franca ishte kundër që Maqedonia e Veriut të merrte datën së bashku me Shqipërinë.

Pas vendimit për mos dhënin e datës për hapjen e negociatave me BE-në, kryeministri Zoran Zaev ka njoftuar se do të propozoj që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ndër të tjera Zaev tha se reformat në vend duhet të vazhdojnë dhe se vendi duhet që të vazhdojë me zbatimin e marrëveshjeve me Greqinë.

'Para dy ditësh Brukseli na bëri padrejtësi, ne i kemi zbatuar të gjitha obligimet. Ata nuk e mbajtën fjalën dhe nuk dhanë datë. Ky është një gabim historik i Evropës. Falenderojmë shumicën e liderëve të Evropës. Ky është një vendim i Evropës dhe problemeve të tyre të brendshme. Ne jemi përgjegjës dhe kjo kërkon nga ne vendim serioz, secili politikan duhet të jetë përgjegjës dhe për këtë dal me përgjegjësi para qytetarëve. Ëndrra evropiane e Maqedonisë nuk do të shuhet. Për këtë marr përgjegjësi, dhe kam vendosur që të organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ky do të jetë edhe propozimi im në mbledhjen e liderëve'- ka thënë kryeministri Zaev.

Edhe lideri i partisë shqiptare BDI, Ali Ahmeti tha se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet Ahmeti ka deklaruar se i sheh si zgjidhjen më të mirë të zhvillimeve pas mos marrjes së datës për nisjen e bisedimeve. Ahmeti përsëriti kërkesën e tij për veting në të gjitha strukturat e institucioneve shtetërore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075139999389648
array(1) { ["section"]=> string(118) "mos-hapja-e-negociatave-dhe-doreheqja-e-zaev-ja-kur-do-te-mbahen-zgjedhjet-e-parakohshme-ne-maqedonine-e-veriut-182735" }