Mos-hapja e negociatave, Ditmir Bushati: BE bëri hapa pas me vendimin për Shqipërinë

Publikuar tek: aktualitet, më 20:36 24-10-2019 Mos-hapja e negociatave, Ditmir Bushati: BE bëri hapa pas me vendimin për Shqipërinë Ish ministri i jashtem i Shqiperise, Ditmir Bushati

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka deklaruar se me vendimin e KE për mos-hapjen e negociatave, BE ka bërë hapa pas me vendimin për Shqipërinë.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’, Bushati ka theksuar se edhe situata e brendshme politike në vend nuk ka qenë pozitive në këtë proces.

‘KE bën vlerësimin e parë teknik dhe janë vendet anëtare që kanë vendimmarrjen finale. Më 2018, isha protagonist, dhe e di që ka qenë shumë e vështirë për të marrë rekomandimin. Ishte një betejë, që u transferua te vendet anëtare, ku në qershor 2018 morëm një angazhim të qartë, që në 2019 do të kishim dhe nisjen e procesit.

Nuk prisja që të kishte një hap pas, sepse nëse shohim vendimin e para pak ditëve, me vendimin e 2018 është një hap pas nga BE, por mendoj që Shqipëria meritonte që të niste këtë proces në 2018 dhe besoj se nga nisja e këtij procesi përfitojnë të gjithë, edhe vetë BE, sepse shton influencën në një zonë, apo në një kopsht të tij.

Mund të kemi njëmijë probleme, por janë ndërmarrë disa hapa, që për vendet e tjera janë bërë në një fazë të mëvonshme të këtij procesi. Natyrisht situata e brendshme politike nuk ka qenë pozitive në këtë proces. Një gjeneratë e kemi humbur dhe nuk e ka gëzuar dot mundësinë e përfitimeve nga ky proces. Për shkak të gabimeve tona strategjike, po na krijohet një hendek edhe më i madh pabarazisht’, tha Bushati.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030426979064941
array(1) { ["section"]=> string(89) "mos-hapja-e-negociatave-ditmir-bushati-be-beri-hapa-pas-me-vendimin-per-shqiperine-183384" }