Mos-hapja e negociatave, kreu i PE: Maqedonia e Veriut të mos heqë dorë nga përpjekja për anëtarësim në BE

Publikuar tek: rajon, më 19:13 04-11-2019 Mos-hapja e negociatave, kreu i PE: Maqedonia e Veriut të mos heqë dorë nga përpjekja për anëtarësim në BE Kreu i Parlamentit Europian, David Sassoli

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, i ka bërë thirrje Maqedonisë së Veriut që të mos heqë dorë nga iniciativa për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian pas përpjekjes së saj për të filluar bisedimet e anëtarësimit.

Sassoli theksoi se kombi i vogël i Ballkanit duhet të mbetet i përkushtuar në synimin e tij për tu anëtarësuar përfundimisht në Bashkimin Europian.

Të udhëhequr nga Franca, disa vende anëtare të BE-së bllokuan procedurat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjatë mesit të tetorit ku u priste hapja e negociatave  me BE-në për të dyja vendet ballkanike.

Presidenti i PE-së, David Sassoli takoi ditën e sotme kryeministrin maqedonas Zoran Zaev. Gjatë takimit në një konferencë për shtyp ai u shpreh se disa vende anëtare të BE-së kanë filluar të rishqyrtojnë pozicionin e tyre për bisedimet e pranimit të Maqedonisë së Veriut në union.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.080824136734009
array(1) { ["section"]=> string(111) "mos-hapja-e-negociatave-kreu-i-pe-maqedonia-e-veriut-te-mos-heqe-dore-nga-perpjekja-per-anetaresim-ne-be-184696" }