Mos-hapja e negociatave, kryeministri rus sulmon BE: Nëse nuk funksiononi me 28 vende anëtare, si mund të jeni më mirë me 30

Publikuar tek: aktualitet, më 23:57 18-10-2019 Mos-hapja e negociatave, kryeministri rus sulmon BE: Nëse nuk funksiononi me 28 vende anëtare, si mund të jeni më mirë me 30 Kryeministri rus Dmitry Medvedev

Pas vendimit të Këshillit Europian për mos-hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ka reaguar edhe kryeministri rus Dmitry Medvedev.

Me anë të një postimi në rrjetin social twitter, kryeministri rus ka theksuar se Rusia nuk do të lejojë asnjë tezë të ndryshimit të kufijve në Ballkan.

Postimi:

‘Me të drejtë ballkani mbetet një rajon me kufij të pandryshueshëm. Hapja e negociatave me popujt e ballkanit nuk do të ndikonte te ata. Nëse BE nuk po funksionon mirë me 28 vende, atëherë si mund të funksionojë me 30 apo me 32 vende.

Është e qartë se Ballkani mbetet një rajon mjaft i paqëndrueshëm dhe ne kurrë nuk duhet të lejojmë përsëritjen e ndonjë manifestimi të dhunës, ose përpjekjet për të ndryshuar hartën në Ballkan ose ndonjë veprim tjetër që mund të shkaktojë një katastrofë humanitare’, shkruan kryeministri rus Medvedev.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033278942108154
array(1) { ["section"]=> string(128) "mos-hapja-e-negociatave-kryeministri-rus-sulmon-be-nese-nuk-funksiononi-me-28-vende-anetare-si-mund-te-jeni-me-mire-me-30-182640" }