Mos-hapja e negociatave, Merkel: Integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të sillte përfitime për BE-në

Publikuar tek: aktualitet, më 20:29 08-11-2019 Mos-hapja e negociatave, Merkel: Integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të sillte përfitime për BE-në Kancelarja gjermane Merkel dhe Presidentja e ardhshme e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi sot se pranimi i mundshëm i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian (BE) mund të sillte përfitime dhe interesa strategjikë të bllokut europian në këtë rajon.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me Ursula von der Leyen, presidenten e ardhshme të Komisionit Evropian, Merkel theksoi rëndësinë e shteteve të Ballkanit Perëndimor, duke mos e humbur shpresën se vendet e këtij rajoni do të jenë së shpejti pjesë e BE-së.

Nga ana tjetër, Von der Leyen deklaroi se mbajtja afër e vendeve të Ballkanit Perëndimor është me rëndësi thelbësore strategjike për BE-në, si dhe theksoi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë punuar shumë për të përmbushur kushtet e dhëna për pranimin e tyre në familjen europiane.

Në samitin e saj të 18 tetorit, vendet e Bashkimit Europian nuk patën një qëndrim të përbashkët për hapjen e negociatave dhe fillimin e bisedimeve për përfshirjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në bllokun europian.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02123498916626
array(1) { ["section"]=> string(118) "mos-hapja-e-negociatave-merkel-integrimi-i-shqiperise-dhe-maqedonise-se-veriut-do-te-sillte-perfitime-per-be-ne-185203" }