'Mos i quaj qytetarët vandalë', Rama debat me gazetarin: O zot, ke gjithë keqardhjen time

Publikuar tek: barometri, më 08:34 02-04-2018 'Mos i quaj qytetarët vandalë', Rama debat me gazetarin: O zot, ke gjithë keqardhjen time

Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur një konferencë për mediat për të dhënë sqarime për çfarë ndodhi dje në Kukës.

Pas reagimit të ashpër të ditës së djeshme, Rama vendosi që tu përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, por pa ndryshuar qëndrim ndaj qytetarëve që dolën në protestë. Kryeministri dënoi ashpër dhunën e ushtruar duke i cilësuar qytetarët si një tufë vandalësh që shkelën ligjin. Sakaq, Rama nuk harroi të paralajmërojë përsëri për pasojat që i presin të gjithë ata që u konfrontuan fizikisht me oficerët e policisë.

Një prej gazetarëve që i drejtoi pyetje Ramës preferoi që mos i cilësonte qytetarët me termin “vandalë”, ndërsa kryeministri këmbënguli që të përdorte këtë term.

Gazetari: Mos ti etiketojmë qytetarët, nuk janë vandalë. Ju i keni quajtur gjatë gjithë kohës, por unë preferoj ti quaj qytetarë.

Kryeministri: Keni të gjithë keqardhjen time që i quani qytetarë. O zot! Në protestë ka pasur njerëz që kanë shkuar me hunj, me benzinë për të bërë dhunë.

Më shumë nga fjala e Ramës:

Mund të kishim bërë ne më shumë. Ajo që ndodhi nuk është populli i Kukësit, por një grup ku pjesa e pararojës kishte ardhur me synim të bënte atë që bëri, ne nuk ka shans të tërhiqemi. Për ne do ishte më e thjeshtë mos ta bënim këtë punë, por në një hark kohor 5 deri në 10 vjet rruga do ishte e panevojshme. Midis rehatisë dhe komiditetit për të shtyrë kohën pa siklete, zgjedhja për mua është e qartë, se për ndryshe do kisha bërë dhe unë atë që të tjerët bënë para meje. Do isha më rehat për veten time, por Shqipëria nuk do të kishte hyrë në një fazë të re rindërtimi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.06951117515564
array(1) { ["section"]=> string(91) "mos-i-quaj-qytetaret-vandale-rama-debat-me-gazetarin-o-zot-ke-gjithe-keqardhjen-time-115359" }